Italia drejt “shërimit”, 179 viktima në 24 orët e fundit, bien ndjeshëm infektimet e reja

Qeveria italiane pritet të aprovojë gjatë orëve në vijim planin ekonomik për lançimin e ekonomisë pas dëmeve kolosale që pandemia po shkakton në të gjitha sektorët prodhues e tregtarë.

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 179 viktima e 744 raste pozitive më shumë.

Numri total i viktimave ka arritur në 30,738 e numri total i personave të infektuar nga Covid 19 deri më sot është 219,814.

Persona aktualë pozitiv me koronavirus në Itali janë 82,488.

Pacientë që po kurohen në struktura spitalore janë 13,539.

Pacientë që po kurohen në repartet e terapisë intesive janë 999 e 28 pacientë më pak se një ditë më parë.

Pacientë të shëurar nga Covid19 deri më sot më sot në Itali janë 106,587 e janë 1,401 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri deri më sot janë gjithsej 15,054 viktima e 64 viktima më shumë se një ditë më parë e 364 persona të infektuar më shumë në 24 orët e fundit.

Në rajonin e Vall D’Aosta në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë e vetëm një rast pozitiv me Covid 19.

Në rajonin e Toskanës në veri të vendit janë shënuar 8 viktima, 13 raste pozitive e 79 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht ndodhet kryeqyteti Romë dita e sotme ka regjistruar numrin më të ulët që nga nisja e pandemisë deri më sot janë 25 raste pozitive e 5 viktima më shumë se një ditë më parë.

Në Romë janë 15 raste pozitive e 3 viktima më shumë në 24 orët e fundit.

Në jug të vendit në rajonin e Puglias sot janë regjistruar 14 raste pozitive më shumë e 3 viktima.

Deri më sot në Itali janë kryer 2 606 652 tampone.