Në Finiq rrugët nuk shtrohen me asfalt, por me… beton

Bashkia e Finiqit prej disa ditësh ka shpërndarë foto nga përmisimet që po kryen në disa rrugë nëpër fshatra.

Ajo që bie në sy, është se të gjitha rrugët që janë përmirësuar janë shtruar me beton.

Diçka e çuditshme sepse rrugët shtrohen me asfalt, por si duket në Finiq kanë gjetur një zgjidhje të shpejtë, por të pazakontë.

NJOFTIMI I BASHKISË FINIQ.

VAZHDIM I VEPRËS NË FSHATIN VRION

Operacioni për përmirësimin e rrugëve me të ardhurat e veta apo me ndihma të qytetarëve në çdo fshat të Bashkisë së Finiqit vazhdon sipas programit të autoritetit drejtues të saj.

Kjo javë u mbyll me përmirësimin e tre segmenteve të shkatërruara në fshatin Vrion si dhe me kryerjen ndërhyrjeve në kanalin vaditës KK3 për të realizuar në kohë vaditjet e kërkuara kultivuesit e misrit, vreshtit apo të jonxhës në Vurgun e Sipërm.

Në fshatin Vrion u shtruan në total me beton rreth 300 metra rrugë në maloren e Mulirit, në Lagjen e Sipërme dhe mbi kishën e Shën Mamas, si dhe u shtrua me bigor rruga nga Shelegari deri tek shkolla 9-vjeçare.

Kryetari i fshatit zoti Leonidha Harito dhe banorët e përhershëm të fshatit i shprehën mirenjohjen e tyre ndaj kryetarit të bashkisë zotit Kristo Kiço për mbajtjen e fjalës së dhënë para zgjedhjeve për realizimin e këtyre investimeve të cilat ishin vërtet të domosdoshme në këtë fshat.

/Sarandanews.com/

ΣΥΝΕΧΕΙΑ ΕΡΓΟΥ ΣΤΟ ΧΩΡΙΟ ΒΡΥΩΝΙΗ επιχείρηση βελτίωσης οδοποιίας με ίδια έσοδα του Δήμου ή συνεισφορές των πολιτών σε…

Posted by Δήμος Φοινικαίων – Bashkia Finiq on Saturday, May 23, 2020