Një çadër vetëm për dy persona, ministri Klosi për draftin: Nuk do ndajmë prindërit nga fëmijët

Javën që vjen pritet të miratohet drafti i minstrisë së Turizimit për sezonin e pushimeve verore. Por një pikë që ka hapur debat, dhe komentuar në rrjetet social është ajo e qëndrimit në një çadër, jo më shumë se dy persona, pra me dy shezlongë.

Ilva Tare u ndal tek kjo pikë dhe e pyeti ministrin Blendi Klosi:

Një nga pikat e draftit thotë: Në çadër dy shezlongë, pra dy vende vetëm, ndjekësit bënin pyetje sarkastike në rrjete sociale, të tilla si: po fmëijët ku ti lemë?

Ministri Klosi tha:

Do kemi këtë situatë, sot e mendojmë që padyshim kur flitet për dy shezlonge flitet për prindërit dhe fëmijët, nuk do i ndajmë prindërit nga fëmjët.. Ne kërkojmë distancim nga një familje në tjetrën dhe nga të tjerët, jo ndarje me anëtarët e familjes.

Ministri nuk e sqaron më tej nëse do jetë fuqi ky vendim, pasi theksoi se drafti po konsultohet dhe së shpejti do dalë përfundimtari, por mori shembull nga  disa vende ku po kërkohet që të mos ketë fare shezlongë.

Ministri Klosi:

Në disa vende kërkohet të mos mbahen shezlonge fare. Në disa shtete që kërkojnë që njerëzit të jenë sa më të mbrojtur sa i përket përhapjes së virusit nuk do lejojnë fare shezlongë, duke menduar se qytetarët të mund të rrijnë sa më pranë të ekspozuar në diell dhe pa rrezikuar. Ajo çfarë ne duam të ndërtojmë, që të ngulimin në mendjen e pushuesve dhe oepratorëve të turizmit se lufta kundrër këaj pademie nuk bëhet vetëm me rregullat që vendos shteti. Nëse do kemi sensibilizim dhe vetë kërkesa nga qytetarët dhe operatorët,  se në plazh nuk mund të ketë më të njëjtën sasi dhe njerëzit duke qëndruar grumbull pa teklif me njëri tjetrin, kjo është e pamundur.