PARALAJMËRIMI/ Rama: Nga tetori në mars nuk do të lejohen makinat gjatë fundjavës

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim publik sonte për të folur mbi masat e reja pas 1 qershorit në kuadrin e pandemisë COVID-19.

Rama njoftoi se nga 1 qershori do të hapen kufijtë tokësorë me të gjithë fqinjët.

Sakaq Rama tha se java që vjen do të jetë e fundit me orar shtetrrethimi.

Por e shtuna dhe e diela do të jetë sërish e mbyllur për lëvizjen e automjeteve edhe për dy javë të tjera.

Në pjesën e dytë të qershorit, korrik, gusht e shtator ky kufizim fundjave do të hiqet.

Por nga tetori në mars do të ketë çdo fundjavë, ndalim qarkullimi për makinat.

Sakaq në qershor do të rihapet transporti publik në të gjithë vendin, urban dhe ndërurban.