Shkon të tërheqë pagën, zhduket pa gjurmë 33-vjeçari në Vlorë

Martin Seleni, një 33 vjeçar nga Vlora, prej 72 orësh ka humbur kontaktet me familjen.

Burime bëjnë me dije se Seleni ka qenë punonjës në një prej fasonerive në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve, 33-vjeçari ka dalë nga shtëpia për të bërë tërheqje në bankë.

Ky ka qenë edhe kontakti i fundit me familjen.

Ende nuk ka të dhëna për këtë ngjarje dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur më 33-vjeçarin.