Tërmet Peçi: Investimet në agroturizëm, 10 milionë euro në dy vitet e fundit

Investimet private në sektorin e agroturizmit në bashkinë Tepelenë, kapin shifrën e 10 milionë eurove në këto dy vitet e fundit.

Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë Tepelenë, i tha ATSH-së, se projektet e ndërmarra nga  qeveria në zhvillimin e infrastrukturës urbane sipas standardeve bashkëkohore, kanë dhënë  impakt të drejtpërdrejtë në nxitjen e investimeve private dhe kërkesë të shtuar në sektorin e agroturizmit.

“Bukuritë natyrore në luginën e Bënçës ku rrjedh lumi me po të njëjtin emër i cili përshkon ngushtica kanionesh, apo kanioni i madh i Kurveleshit si dhe përfshirja e fshatrave Nivicë dhe Peshtan në, programin 100 fshatrat, kanë nxitur biznesin për të investuar në Tepelenë në ngritjen e objekteve agroturistike”- tha Peçi.

“Në dy vitet e fundit investimet në bujtina dhe kërkesat e miratura për investime në objekte agroturistike llogariten në rreth 10 milionë euro”- tha Peçi.