Theu karantinën për të shkuar në Sarandë, dalin rezultatet e tamponëve për kontaktet e ukrainases

Dita e djeshme ka shënuar edhe rastin e parë me koronavirus në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për shtetasen ukrainase e cila e infektuar udhëtoi nga Tirana drejt qytetit bregdetar për të festuar ditëlindjen.

Ajo u ndje keq gjatë qëndrimit në Sarandë dhe shkoi me urgjencë në spital ku pas tamponit mjekët vërtetuan se ishte e infektuar nga koronavirusi.

Ndërsa janë bërë tamponë edhe për kontaktet e afërta të shtetases ukrainase dhe par fat të mirë të gjithë kanë dalë negativë.

Negativ ka rezultuar po ashtu edhe bashkëshorti i saj shqiptar.

Kjo shtetase e huaj theu çdo protokoll sigurie pasi la shtëpinë ku me detyrim duhet të qëndronte të paktën 14 ditë dhe udhëtoi drejt një qyteti tjetër ku edhe lëvizi lirisht për 5 ditë.

Hetimi epidemiologjik ka gjurmuar të gjitha kontaktet e saj, dhe kanë dalë negativë.