U diagnostikua me COVID-19 në Tiranë, ukrainasja theu karantinën, erdhi në Sarandë për të festuar ditëlindjen

Detaje të reja kanë dalë nga shtetësja urkanisase që rezultoi e infektuar me COVID-19.

Burime bëjnë me dije se shtetasja e huaj u diagnostikuar me covid-19 në Tiranë dhe po qëndronte në karantinë.

Por, kjo e fundit shkeli rregullat e karantinës dhe udhëtoi drejt Sarandës së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar për të festuar ditëlindjen.

Pasi mbërriti në qytetin e Sarandës gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe menjëherë ajo  transferua drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Tashmë ajo po merr mjekim në këtë spital.

Gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve.

MSH deklaroi sot se janë të prekur 1099 persona me COVID-19 dhe janë shënuar 33 viktima.

Ndërkohë janë shëruar 851.  Sot kanë rezultuar të infektuar 23 persona.

Harta është zgjeruar me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje.

57 mjekë dhe infermierë të QSUT-së kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë.