Butrinti zhgënjen në shtëpi, mposhtet nga Maliqi

Butrinti pas barazimit të arritur në fundjavë kundër Këlcyrës në trasfertë, në sfidën e sotme ka zhgënjyer përballë skuadrës së Maliqit.

Sfida e zhvilluar në Sarandë në stadiumin “Andon Llapa” ka përfunduar me rezultatin e pastër 0-2 në favor të miqve, të cilët morën tre pikët të rëndësishme në këtë takim.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa në 45 minutat e dyta ekipi i Maliqit arriti të dominojë takimin.

Dy golat e fitores për Maliqin u shënuan nga ana e Mecollarit në minutën e 58-të dhe në minutën e 82-të Xaka vulosi shifrat në 0-2.

Pas kësaj fitoreje Maliqi renditet në vendin e tretë me  46- pikë, ndërsa Butrinti renditet në vendin e katërt me 39- pikë./Sarandanews.com/

KLASIFIKIMI