Bypass-i i Tepelenës, IKMT prish 6 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion ne funksion të ndërtimit të bypass-it të Tepelenës.

IKMT ka ndërhyrë për prishjen e 6 objekteve përgjatë lotit 1 të këtij bypass-i.

6 objektet që kanë nisur të prishen nga IKMT janë nga 1 deri në 3 kate, pronarët e të cilëve janë shpronësuar.

Bypass-i i Tepelenës një nga investimet më të mëdha dhe strategjike të zhvilluara ndonjëherë në qytetin jugor të vendit, lidh segmentin Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë-Kakavijë.

I cilësuar ndryshe edhe si “Ballkoni i Jugut”, vepra infrastrukturore i shton bukurinë dhe rrit standardet urbane, krahas krijimit të mundësive për investime të reja në fushën e turizmit.

Ky është një investim i qeverisë, në vazhdën e projekteve të zhvillimit të infrastrukturës së vendit, që i  jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë problemeve në këtë pjesë të rrugës me gjatësi 1.8 km, që shpesh ishte burim aksidentesh.