Delvinë, dalin analizat e 18 tamponëve të djeshëm

Pas tre ditësh në të cilat raportohej për raste të reja me koronavirus, sot vjen dhe nje lajm i mirë për Delvinën.

18 tamponët e marrë ditën e djeshme dhe që u përkisnin kryesisht familjarëve dhe personave në kontakt me personat e infektuar kanë rezultuar të gjithë negativë.