Delvinë, dalin përgjigjiet e analizave për 8 tamponët

Kanë dalë përgjigjet e analizave edhe për 8 tamponët e marrë së fundmi në qytetin e Delvinës.

Të gjithë personat e dyshuar, kontakte me personat e infektuar me koronavirus, rezultojnë negative.

Prej 4 ditësh nga analizat e kryera në Delvinë nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar.

Deri tani në Delvinë janë 11 persona të prekur nga Covid-19