Drejtuesi i klubit të Butrintit rezulton pozitiv me koronavirus

Një prej drejtuesve të klubit të Butrintit të Sarandës, ka rezultuar pozitiv ditën e sotme me COVID-19.

Menjëherë pas këtij rasti një pjesë e lojtarëve dhe drejtuesve që kanë pasur konktakt me këtë person iu është bërë tamponi.

Për fat të mirë, drejtuesi i Butrintit, gëzon një gjendje optimale dhe nuk ka shfaqur shqetësime për të shkuar në spital.

Ai aktualisht ndodhet i karantinuar në banesë.