Finiq, vijon shtrimi i rrugëve me… beton

Në fshatin Krane, me gjallërinë më të madhe dhe me peripecitë e shumta të kohëve të fundit , u përqëndrua këto ditë ekipi i shërbimeve të infrastrukturës së bashkisë Finiq , për përmirësimin e rrugëve të brendshme.

Në pikat më të rëndësishme ku shtresat e rrugës ishin bërë të rrezikshme për kalimin e automjeteve dhe të kalimtarëve, u investuan 98 metër kub beton duke realizuar rreth 290 metra linearë rrugë.

Ky investim është i pari në Krane që nga momenti i krijimit të bashkisë mbas reformës territoriale të vitit 2015.