FOTOT/ Transformohet lagja nr 1 në Sarandë, Gurma: Mbajmë premtimin e dhënë banorëve të zonës

Lagja nr 1 në Saranda ka marrë një pamje të rë, pas rikonstruksionit që është kryer muajt e fundit.

Kryzebashkiaku Adrian Gurma ka publikuar pamjet nga punimet në këtë lagje, ku sot është hedhur dhe edhe shtresa e parë e asfaltit.

“U hodh shtresa e parë e asfaltit në rrugën “Qazim Demi” në lagjen nr 1 dhe në ditët në vijim do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm punimet për plotësimin e këtij investimi në të gjithë komponentët.

Mbajmë premtimin e dhënë banorëve të zonës, për investimin e shumëpritur prej tyre.
Ecim”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/