FOTOT/ Vajza dhe gra në Sarandë protestojnë kundër abuzimeve seksuale

Gra dhe vajza nga Saranda u mblodhën sot në qëndër të qytetit në një protestë të organizuar kundër abuzimeve seksuale.

“Denonco sot, të jesh e sigurtë nesër”, “Boll më gjykuat, vishem si të dua”, “Unë dua të punoj në një vend ku nuk dua të raportoj për vajza të abuzuara”, ishin disa prej pankartave që vajzat mbanin në duar.

Mesazhi i kësaj proteste ishte mbrojtja e vajzave dhe ku çdokush duhet të raportojë për rastet e abuzimit. /Sarandanews.com/