FOTOT/ Zjarr në Sarandë, shtëllungat e tymit ‘pushtojnë’ malet e pyjet e zonës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në fshatin Livinë të Sarandës, ku shtëllunga të dendura tymi kanë ‘pushtuar’ shtëpitë rreth zonës dhe pyjet e malet.

Zjarri ka rënë në një zonë malore duke e bërë edhe më të  vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëses.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për të vërë nën kontroll flakët.