Gjirokastra konfirmon të infektuarin e parë me Covid-19, dhe Vlora vatër e re

Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në vend pas lehtësimit të masave kufizuese.

Rasti i parë në Gjirokastër

Në Gjirokastër është konfirmuar rasti i parë me koronavirus.

Bëhet fjalë për nj] 68-vjeçar i cili dyshohet se mund të jetë infektuar në spital.

Konfirmohet 1 rast në Elbasan

Në 24 orët e fundit janë kryer 10 tamponë për Covid-19 në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.

Konfirmohet 1 rast në Vlorë

Ndërkohë është konfirmuar edhe një rast me Covid-19 në Vlorë.

I infektuari është një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe.

Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamopinin i cili rezultoi pozitiv.

Konfirmohen 4 raste në Shkodër

Konfirmohen 4 raste në Shkodër. Shkon në 42 numri i rasteve aktive me Covid-19.

Dy raste të reja në Lushnje

Konfirmohen 2 raste në Lushnje. Shkon në 6 numri i rasteve aktive në këtë qytet.