“Ishte një ditë e gjatë, por…”, Kim flet pas 9 orësh me Këshillin Politik: I kërkuam të japin diçka, që të Shqipëria fitojë

Pas plot 9 orësh konsultime me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ambasadorja amerikane ka reaguar për mediat.

Duke folur së bashku me ambasadorët Duncan Norman dhe Luigi Soreca, Yuri Kim tha se ishte një ditë e gjatë por që pati një farë progresi.

Yuri Kim:

Jam shoqëruar nga kolegët e mi ambasadorët Soreca dhe Norman. Të tre kaluam nënëtë ore me anëtarët e Këshillit Politik. Ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë, por progres është bërë. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët. Të gjithëve iu kërkuar që të japin, në mënyrë që Shqipëria të fitojë.

Shqipëria është në një fazë kritike të saj. Bashkimi Evropian gjithashtu ka vendosur një sërë kushtesh për anëtarësim. Mës tyre është reforma zgjedhore. Kështu, qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të mundë të përmbushi të gjitha rekomandimet.

Sikurse e kam thëën ne duam që Shqipëria të jetë anëtare e BE. Kjo është dëshirë e SHBA-ve dhe e shqiptaëve.