Kategoria Dytë/ Delvina merr një tjetër humbje, mposhtet në transfertë kundër Naftëtarit

Delvina ka marrë një tjetër rezultat negative në ndeshjen e javës së 20-të të Kategorisë së Dytë.

Në takimin e zhvilluar në transfertë Delvina është mposhtur me rezultatin e ngushtë 3-2 nga ekipi i Naftëtarit.

Golat për skuadrën e Naftëtarit u shënuan nga ana e Saracit që shënoi një dopietë dhe Gjoligajt.

Kurse për Delvinën autori i të dy golave ishte Myftari.

Pas kësaj humbjeje Delvina pozicionohet në vendin e gjashtë me 25 pikë, ndërsa Naftëtari renditet në vendin e nëntë me 23 pikë.

Kujtojmë që këtë javë ekipi i Butrintit ishte pushim. /Sarandanews.com/

 

KLASIFIKIMI