Kategoria Dytë/ Delvina zhgënjen në shtëpi, humbet ndaj Albpetrolit

Delvina ka zhgënyer në takimin e zhvilluar ditën e sotme në fushën e saj kundër ekipit të Albpetrolit.

Vendasit janë mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-2, duke mos arritur dot të dalin me pikë nga ky takim.

Golat e fitores për skuadrën e Albpetrolit u shënuan nga ana e Muhametajt dhe Lalaj, ndërsa për Delvinën golin e vetëm e realizoi Muzha.

Pas kësaj humbjeje Delvina renditet në vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa Albpetroli pozicionohet në vendin e tretë me 40 pikë. /Sarandanews.com/