“Kemi në plan ta bëjmë qytetin të bardhë me dritare blu”, deklarata e Adrian Gurmës krijon diskutime dhe polemika

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, zhvilloi mbrëmë një intervistë në emisionin Opinion, duke promovuar vendet kryesore të qytetit bregdetar.

Gjatë një udhëtimi turistik me gazetarin Blendi Fevziu, i cili tha se Saranda nga deti ngjan si Monte Karlo, kryebashkiaku Gurma tha se ka një plan për t’i ngjyrosur ndërtimet e qytetit të bardha me dritare blu, një pamje që haset shpesh në ishujt piktoresk të Greqisë.

“Kur vjen nga deti nga Korfuzi e ke parë që ka larmi ngjyrash. Besoj e ke bërë shumë herë këtë rrugë, e ke parë që ka larmi ngjyrash.

Ne duam që ta unifikojmë, pikërisht e kemi dhe një projekt që të jetë e gjitha e bardhë dhe të shoqërohet me dritaret ngjyrë blu të detit”, u shpreh Gurma.

Një deklaratë e cila menjëherë ka bërë mjaft jehonë, duke krijuar shumë diskutime dhe polemika.

Qytetarët janë të ndarë në lidhje me këtë projekt që u deklarua mbrëmë nga Adrian Gurma, ku një pjesë janë dakord, ndërsa një pjesë tjetër nuk bie në të njëjtin mendim.

Pjesa që është  kundër këtij projketi që qyteti i Sarandës të bëhët me këto ngjyra, shprehen se arsyeja pse nuk janë dakord është se këto ngjyra janë të ngjashme me flamurin grek. /Sarandanews.com/