Koronavirusi, mbyllet kopshti në Vlorë

Koronavirusi duket se ka depërtuar edhe në institucionet arsimore të hapura në vendin tonë.

Pas dy çerdheve në Tiranë, A2 ka mësuar se është mbyllur edhe kopshti numër 9 në Vlorë.

Sipas informacioneve, kuzhinierja ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, është vendosur mbyllja e kopshtit për të paktën 14 ditë.

E infektuara është bashkëshortja e një prej personave të rezultuar pozitiv një ditë më parë në qytet.