Lajm i mirë nga Delvina, 22 tamponët e bëra rezultojnë negativë

Një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme (28 qershor) nga Delvina.

Për të 22 personat, qytetarë dhe punonjës të bashkisë Delvinë, ka ardhur përgjigja negative pas tamponit të marrë ditën e shtunë nga shërbimi shëndetësor i Delvinës, për coronavirus.

Në Delvinë, të konfirmuar me coronavirus janë 11 persona momentalisht.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 3 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 56 numrin total.

Ndërsa numri i rasteve është rritur me 72 duke e çuar numrin total të të infektuarve në 2,402.

Aktualisht numri i pacientëve të shtruar në spital është 81 ndërsa 12 janë në terapi intensive.