Lajm i mirë nga Greqia, ja data kur do të hapet kufiri me Shqipërinë

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka deklaruar para pak çastesh në një konferencë shtypi se më datë 1 korrik do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

Pas mbylljes së kufijve, si pjesë e masave shtrënguese për frenimin e përhapjes së koronavirusit, së shpejti hapja do të përfshijë doganat e Kakavijës dhe Kapshticës.

Nga pasnesër, ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke është e lejueshme.

Në të njëjtën kohë, po hapen kufijtë hyrës të Evzoni, Kakavisë, Kapshticës, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi. Qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit si dhe të gjithë frekuentuesit në destinacionet turistike“, u shpreh Petsas.

Vendimi i Greqisë vjen në një kohë kur vendet e BE-së kanë bërë një listë të vendeve me të cilat do të hapin kufijtë nga data 1 korrik. Në listën në fjalë momentalisht nuk është Shqipëria, ndërsa nga rajoni ynë figurojnë Serbia dhe Mali i Zi.