Në prag të hapjes së kufijve/ Regjistrohet një viktimë gjatë 24 orëve në Greqi nga Covid-19

Një person ka humbur jetën në greqi gjatë 24 orëve të fundit dhe numri në total i viktimave ka  shkuar në 181. Mediat në vendin fqinjë kanë bërë me dije se 72 vjeçari ka ndërruar jetë në në spitalin “Sotiria”, e ndërkohë sipas njoftimittë Ministrisë së Shëndetësisë i moshurai vuante nga një sërë sëmundjesh si:  hipertensioni, dislipidemia, fibroza pulmonare, emboli pulmonare dhe trombozë venoze.

Ndërsa sipas të dhënave të publikuara numri i të infektuarve më koronavirus ka shkuar në  2 952 prej të cilëve 652 raste  kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë vendit.

Kujtojmë që greqia ka bërë lehtësimin e masave për parandalimin e koronavirusit skaqë qeveria ka njoftuar se me 15 qershor do të happen kufijtë për shumë shtete të Evropës.