Përse duhet të vizitoni Sarandën?

Nën rrezet e diellit mesdhetar Saranda reflekton nuancat më të jashtëzakonshme të blusë.

Falë zgjatimit përgjatë brigjeve të Jonit, qyteti ofron plazhet e veta publike mjaft të frekuentuera, dhe gjendet vetëm gjysëm ore larg me makinë nga disa prej destinacioneve më të rëndësishme të Rivierës Shqiptare.

Një prej tyre është qyteti antik i Butrintit, Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, ku mund të realizosh një shëtitje unike në qytetërimet e së shkuarës që kanë lënë gjurmë në Shqipëri.

Pranë Butrintit gjenden dhe ishujt e Ksamilit, që po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendjen e shtypit botëror.

Për të mos u humbur është dhe Syri i Kaltër, një parajsë e vërtetë mbi tokë për nga ngjyrat dhe bukuria.

Por asnjë tur veror nuk do të ishte i plotë pa praninë e një jete nate vibrante të mbushur me restorante të cilësisë së lartë e lokale nate ku jetohet deri në fund çdo sekond i pushimeve.