Sarandë, mbërrijnë një numër i madh turistësh nga Kosova

Hapja e kufirit me Shqipërinë, ditëve të fundit ka rritur dukshëm numrin e qytetareve nga Kosova që po drejtohen drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën, dhe anasjelltas.

Kosovaret po rikthehen në bregdetin shqiptar pas një pauze rreth 3 mujore si pasojë e pandemisë COVID-19.

Krahasuar me vitet paraprake sivjet Shqipëria ka bërë përgatitjet si asnjëherë më parë për të pritur turistet nga Kosova, pasi edhe në të kaluarën Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i Kosovës.

Ruzhdi Kurtishaj, Kryetar i Kuvendit të OEK-ut dhe të Shoqatës së Transportit rrugor si dhe pronar i kompanisë “Sharr Travel” thotë se autoritetet shqiptare kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që turistet nga Kosova të kalojnë sa më mirë në këtë shtet.

Sipas tij, gjatë ditëve që lamë pas kanë nisur grupet e para të turisteve, e që sipas tij gjatë javëve në vijim pritet të ketë fluks të madh të qytetareve nga Kosova që do t’ia mësyjnë bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën, ose pushimet verore.

“Kushtet nëpër hotele, por edhe çmimet sivjet janë si asnjëherë më parë. Ne si agjenci në bashkëpunim me partneret tanë në gjithë Shqipërinë, por edhe Malin e Zi kemi bërë të gjitha parapërgatitjet që klientët tanë të kalojnë sa më mirë.

Por, për të kaluar pushimin me çmime sa më të volitshme qytetaret duhet sa më parë të rezervojnë datat e pushimit të tyre në Agjencinë tonë” ka bërë të ditur ai.