Sarandës i shtohet një tjetër kënd lojërash

Duke shfrytëzuar çdo burim në qytet, natyrisht që sillet produkt i mirë e madje edhe konkurues. Kjo duket e ndihet me investimin e ri të një këndi lojrash –për fëmijë tek shetitorja “Hasan Tahsini” dhe freskimi me lodra të reja i këndit tek Lulishtja e Paqes, në qendër të qytetit.

Kjo flet për atë se kur investohet për komunitetin e fëmijëve me përgjegjshmëri të plotë rrit edhe më besimin tek ata.

Janë përzgjedhur pikërisht këto zona sepse frekuentohen nga fëmijët e qytetit dhe kanë akses të drejtpërdrejtë nga çdo grupmoshë, janë zona që nuk kanë dalje direkte në rrugë kryesore, gjë që rrit sigurinë e fëmijëve.

Por dhe ka afërsi me rrjetin rrugor në çdo rast emergjence dhe ndihme të shpejtë.

Rivitalizimi bashkëkohor i blloqeve mes pallateve dhe hapësirave publike urbane duhet të jetë në thelb të punës së përditëshme në bashki.