Turizmi në Gjirokastër/ Prefekti Aliaj prezanton plan veprimin për këtë sezon

Ditën e sotme Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, ka zhvilluar takim online me Komitetin Rajonal të Turizmit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të fushës së turizmit të bashkive respektive në qark, drejtuesve të institucioneve shtetërore në nivel vendor si dhe operatorë turistikë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qarkun Gjirokastër.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve lidhur me mbarëvajtjen e sezonit turistik qeshor-nëntor 2020 në qarkun Gjirokastër, në kushtet e reja të krijuara nga situata e pandemisë Covid-19.

Prefekti i qarkut Gjirokastër bëri një përshkrim të punës së bërë deri më tani në fushën e turizmit që dhe pse ndodhemi në këtë situatë jo tepër të favorshme për shkak të virusit Covid-19, duhet të shtohen promovimet e atraksioneve të shumta natyrore e kultutore që ofron qarku Gjirokastër.

Gjithashtu, Aliaj prezantoi Plan-Veprimin për menanxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, me qëllim zbatimin e masave të përcaktuara në këtë plan për pandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 si dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor të turizmit në qarkut tonë.

Në përfundim të këtij takimi, Prefekti i qarkut kërkoi një angazhim maksimal dhe koordinim ndërinstitucional në zbatim të akteve ligjore për zhvillimin e turizmit.

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *