VIDEO/ Zjarri në Karaburun, bëhet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se momentalisht është bërë ndërhyrja nga ajri për të shuar flakët pasi ndërhyrja nga toka ishte shumë e vështirë për shkak të terrenit të keq.

Njoftimi:

Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit.

Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion.

Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit