Zbulimi, ilaçi i lirë shpëton jetë në luftën kundër koronavirusit

Një ilaç i lirë dhe i përhapur gjerësisht, i quajtur deksametazon, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të pacientëve që janë të sëmurë rëndë me koronavirus.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se trajtimi me një dozë të vogël të steroidit është një zbulim tepër i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Ai ul me 30% rrezikun e vdekjes te pacientët që kanë nevojë për respiratorë. Ndërsa për të intubuarit, rreziku ulet me 20%.

Sipas BBC, ilaçi është pjesë e një testimi masiv, më të madhit në botë, që po kryhet për të gjetur kurën ndaj koronavirusit. Kërkuesit vlerësojnë që nëse ilaçi do të ishte përdorur që në fillim të pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar, do të mund të ishin shpëtuar deri në 5000 jetë të humbura. E për shkak se është i lirë – kushton vetëm 5 paund – ilaçi mund të përdoret gjerësisht edhe në vendet e varfra të prekura nga Covid-19.