3 persona i rrëmbejnë çiften dhe largohen në drejtim të paditur, policia e Delvinës në kërkim të çiftes

Komisariati i Policisë së Delvinës njofton se në një fshat të Delvinës, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dyshohet se 3 persona i kanë marrë me dhunë një armë gjahu shtetasit Dh.K.

Nga ana e Komisariatit të Policisë së Delvinës thuhet se po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri në këto momente Policia e Delvinës nuk ka rënë në gjurmë të autorëve.