A fsheh heqja e koalicioneve parazgjedhore frikën e humbjes së zgjedhjeve?! Përgjigjet prerë Alket Hyseni

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni.

Teksa po flitej për koalicionet, Hyseni tha se Partia Socialiste nuk ndihet e kërcënuar në këtë aspekt, pasi sipas tij, Partia Socialiste është fituese dhe me koalicione, si dëshmi për këtë gjë janë sondazhet që sipas deputetit janë bërë.

Denis Dyrnjaja: Kështu si po shihen gjasat, juve mesa duket po arrini një kompromis politik me opozitën në parlament, që do të plotësonte kushtin e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa juve do të hiqnit qafe, koalicionet parazgjedhore. A po e riktheni në pikën zero, të gjithë procesin e arritur. Kam parasysh me heqjen e koalicioneve, gjë të cilën opozita jashtë parlamentit nuk është se e preferon.

Alket Hyseni: Nuk është se ka qenë pjesë e marrëveshjes çështja e koalicioneve. Opozita mund të ngre 100 pretekste duke thënë që nuk është dakord, edhe kur ne të miratojmë ligje të ndryshme, Unë mendoj që këto janë frikë nga zgjedhjet e ardhshme. Do ta ftoja opozitën, ashtu që ashtu siç pretendon që kemi mbështetjen e shqiptarëve, të shkoj ta provojë në prill, ose në fillim të majit se sa mbështetje ka nga shqiptarët. E t’i lëri këto kapriço të formulave matematikore, të përkthimit të vullnetit të njerëzve. Tek e fundit çfarë po thonë këto propozuesit. Po thonë që të mos ketë më lista pafund koalicionesh, por çdo subjekt politik sa i vlen lëkura të shkojë para shqiptarëve.

Denis Dyrnjaja: Po kjo ju favorizon juve, prandaj dhe e kërkoni.

Aleket Hyseni: Përse na favorizon ne? Ne na favorizon për sa kohë që bëjmë punë të mira çdo formulë. Ne dhe me koalicion a kemi fituar, a kemi qenë favorizuar. Ne jemi fituesit. Më pas në 2017 kemi qenë pa koalicione, në të dy zgjedhjet e fundit në dy forma të ndryshme ne kemi fituar.

Denis Dyrnjaja: A jeni të frikësuar nga koalicionet? Ju tregojnë sondazhet të dobët.

Alket Hyseni: Absolutisht fare, sepse ne i kemi thënë. Jo, ne na rezulton fatmirësisht për ne në çdo formë. Ne kemi qenë fitues në çdo sistem dhe jemi e me sondazhe. Por nuk është çështja ta ngremë debatin në interes personal, sepse ndryshe nuk do të kemi kurrë një marrëveshje.