Bien akuzat e PD! Tenderi për landfillin në Vlorë ishte ndërkombëtar, u menaxhua nga KFW

Agjencia  për zhvillim ekonomik e Gjermanisë  dhe Banka gjermane  që lëvron fondet  (KFW) ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë ku morën pjesë firma të huaja dhe shqiptare.

Tenderi është menaxhuar  nga KFW, e cila ka nxjerrë dhe fituesit që janë dy shoqëri një shqiptare dhe një italiane ITS dhe Burfalo.

Përfitues i investimit është bashkia Vlorë.

Një ditë më parë Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos, por tenderi është hapur nga KFW dhe nuk investohet asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Kjo gjë është pasqyruar dhe në faqen e Fondit Gjerman të Investimit menaxhuar nga Banka Gjermane.

Faqja ku jane publikuar fituesit nga banka gjermane KFW

Banka gjermane mbështet dhe financon programe dhe projekte që përfshijnë  kryesisht aktorë  të sektorit publik në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim dhe një ndër to është landfilli i Vlorës.