Butrinti mposhtet në transfertë, Memaliaj fiton në “frymën e fundit”

Kanë përfunduar takimet e sotme të Kategorisë së Dytë.

Butrinti ka dal pa pikë nga sfida e zhvilluar në transfertë kundër skuadrës së Memaliajt.

Vendasit morën 3 pikë pas golit të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Heroi i fitores për Memaliajn në këtë takim ishte Mirani që realizoi në minutën e 90-të.

Pas kësaj humbje Butrinti mban vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa Memaliajn renditet në vend të pestë me 35 pikë.

Sfida e radhës për Butrintin do të jetë në shtëpi kundër Albpetrolit. /Sarandanews.com/