Butrinti rikthehet tek fitorja, mposht me rezultat të thellë në shtëpi Gramozin

Pas humbjes së pësuar javën e shkuar në transfertë kundër Përmetit, Butrinti është rikthyer tek fitorja.

Sfida e sotme e zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” të qytetit të Sarandës mes Butrintit dhe Gramozit përfundoi me rezultatin 6-2 në favor të skuadrës bregdetare.

Një fitore e merituar për skuadrën e Butrintit që zhvilloi një 90-minutësh mjaft të mirë.

Golat për Butrintin u shënuan nga ana e Dhramit, Llojajt, Kolonjas, Lalës, Merkurit dhe Kasajt, ndërsa për Gramozin shënuan Dalipi dhe Aliko.

Pas kësaj fitoreje Butrinti renditet në vendin e katërt me 42 pikë, kurse Gramozi pozicionohet në vendin e 11-të me 21 pikë. /Sarandanews.com