Dhënia me konçesion e Gjirit të Limionit, reagon PD Sarandë

PD Sarandë ka reagur pas dhënies me konçesion të Gjirit të Limionit në Sarandë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i PD Sarandë Hariz Mema shkruan:

“Keto prona nuk kane pasur pronar, shyqyr qe iu doli i zoti.

Ata qe ishin ne pushtet me pare nuk i merrnin dot, nuk dinin apo kishin pergjegjshmeri institucionale.

Peshkataret qe jane me te hershem punojne dhe ushqejne femijet aty nuk kane asnje te drejte? Ku do te shkojne?

Ne 2018 ne studimin urbanistik te Sarandes te miratuar nga Keshilli Bashkiak i Sarandes dhe Qeveria nuk ishte planifikuar ky investim, por ishte vendosur per tu bere park per qytetaret dhe pushuesit nga doli?

Qellimi i qeverise Rama eshte t’u sherbej oligarkeve jo qytetareve!

Ne vazhdim do dalin edhe pjeset e tjera te bregdetit te gllaberuara.

Koha ta largojme me vote se gropa po zmadhohet”, përfundon Mema. /Sarandanews.com/