Enver Robelli: Homazh veror mungesës së bregdetit të Sarandës

Nga Enver Robelli

Përfytyrimi i përsosjes
[Homazh veror mungesës së bregdetit të Sarandës]

Shija e njelmët e ajrit, përplasja arrogante e valëve në shkëmb, melankolia e zogjve: deti zgjon ndjenja oqeanore.

Deti është mall, miqësi, kureshtje, nostalgji dhe liri. Ose, siç shkruan filozofi Karl Jaspers në Autoportretin e botuar më 1967:

“Deti është prania e gjallë e pafundësisë. Të pafundme valët. Përherë gjithçka është në lëvizje, askund e prekshmja dhe e plota e rendit të pafund dhe prapëseprapë të ndjeshëm”.

Deti është përfytyrim i përsosjes.