Frikë nga mos mbështetja, Hariz Mema dhe Matilda Qurku refuzojnë të kandidojnë për bashkinë apo deputet

Kur ka kaluar afati i lënë nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për dorëheqjet brenda 5 ditësh për kryetarët dhe sekretarët e degëve, në rastet kur ata do të shfaqnin dëshirën për të konkuruar si kandidatë të mundshëm për bashkitë apo listat e deputetëve, nga ana e 2 drejtuesve të PD Sarandë nuk ka asnjë dorëheqje.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur ambicjet e drejtuesve të PD Sarandë kanë qenë të mëdha për t’u futur në listat e deputetëve apo për të garuar si kandidatë për kryetar bashkie, këtë herë nuk ka qenë kështu.

Ende nuk dihet nëse janë shuar ambicjet për të garuar si kandidatë për kryetar bashkie dhe deputetë apo kemi të bëjmë me një mosbesim se Basha do të hyjë në zgjedhje dhe drejtuesit e PD Sarandë kanë zgjedhur të mbajnë të sigurta postet drejtuese në parti.