Kategoria Dytë ul siparin: Butrinti barazon në shtëpi me Albpetorlin

Kategoria e Dytë ka ulur siparin me ndeshjet e fundit që janë zhvilluar këtë të diel.

Ekipi i Butrintit e ka mbyllur me barazim këtë edicion futbollistik përballë Albpetrolin.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.

Butrinti kaloi dy herë në avantazh me anë të Llojajt dhe Dhramit, por nuk arritën dot ta ruanin avantazhin.

Miqtë barazuan me anë të Kumanakut dhe Xhoxhajt.

Butrinti e mbyll sezonin në vendin e katërt me 43 pikë. /Sarandanews.com/