Kultivim narkotikësh dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen tre persona në Vlorë e Sarandë

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 60 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap në aksin rrugorë Dhërmi-Vlorë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. Rr., 37 vjeç, banues në Ksamil, pasi u kap në rrugën e Butrintit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.