Kurban Bajrami, Adrian Gurma uron besimtarët myslimanë: Begati dhe lumturi në çdo cep të bashkëqytetarëve të Sarandës

Kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gurma shkruan:

“Gëzuar Kurban Bajramin. Mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi në çdo cep të bashkëqytetarëve të Sarandës dhe të gjithë Myslimanëve në vendin tonë”, shkruan Gurma në urimin e tij.

Edhe kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi ka uruar bashkëqytetarët e saj.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

Kjo festë hyjnore është dëshmi e qartë e humanizmit dhe dashurisë për jetën, dëshmi e sakrificës, mirëkuptimit, solidaritetit e vëllazerisë, respektit dhe paqes që ekziston e duhet të ekzistojë mes nesh.

Festë të gëzuar për të gjithë besimtaret myslimane kudo që ndodhen!

GËZUAR !”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *