Lëvizja drejt Greqisë, ja kush lejohet të kalojë kufirin

Greqia bëri të ditur se deri më datë 31 Korrik, kufiri me Shqipërinë do vazhdoj të jetë i mbyllur për turistët Shqiptar  duke u bazuar në listën e Bashkimit Europian, ku qytetarëve Shqiptarë nuk ju dhe mundësia të udhëtonin në zonën Shengen.
Për më shumë mund të lexoni këtu lajmëriin

Greqia shtyn hapjen e kufirit për turistët Shqiptarë (90 ditorët) deri më datë 31 Korrik
Pavarsisht kësaj, në pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës do lejohen të kalojnë këto qytetarë

  • Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi (të gjithë kategoritë)
  • Të gjithë minoritarët me pasaportë ose me kartën e minoritarit
  • Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
  • Punëtorët Sezonal me leje të posaçme
  • Punëtorët e specializuar që disponojnë visë pune
  • Punëtorët në kompanitë e transportit, anijeve etj  që diponojnë visë ose leje të posaçme për hyrje në Greqi
  • Studentë që studjojnë në Greqi dhe kanë leje qëndrimi ose visë studentore
  • Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)
  • Pjestarët e familjes të një nënshtetasi grek ose europian (që vërtetohet me dokumentin e posaçëm-leje qëndrimi për bashkort europian, ose pjestar famijleje europiane)
  • Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu, duhen të jenë të pajisur me një vërtetim të vëndqëndrimit të tyre në Greqi, (kontrata e shtëpisë ose vërtetime E1) sepse është vënë re që policia greke i kërkon dhe në disa raste nuk ka lejuar të kalojnë qytetarë me vërtetim blu.
  • Për personat që ju ka skaduar pasaporta Shqiptare , mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportën e vjetër dhe ta rinovojnë atë në Shqipëri. Në hyrjen në Greqi duhet të kenë me vete të dy pasaportat si të rejën ashtu dhe të vjetrën dhe tja u paraqesin autoriteteve kufitare.

Në Greqi nuk lejohen të kalojnë

  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista  dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë
  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit
  • Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë
  • Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen