Limioni në flakë! Zjarri në zonën ku do të ndërtohet qyteza turistike

Një zjarr i fuqishëm vijon prej rreth 2 orësh duke marrë përmasa të mëdha.

Zjarri, që ende nuk dihen arsyet e rënies së tij,  është aktivizuar fillimisht në një zonë me shkurre në kepin e Limionit.

Pavarësisht se në zonë ndodhen 2 mjete zjarrfikëse dhe disa punonjës, ndërhyrja për shuarjen e tij  është e vështirë si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës.

Pak më herët është urdhëruar largimi i varkave të peshkimit nga Gjiri i Limionit dhe banorët janë njoftuar të jetë në gatishmëri, pasi flakët e zjarrit mund të rrezikojnë edhe banesat.

Gjithashtu e rrezikuar ndodhet edhe baza detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion.