Lum golash, Përmeti mposht në shtëpi Butrintin

Plot shtatë gola janë shënuar në takimin e sotëm në Kategorinë e Dytë mes Përmetit dhe Butrintit.

Fitues nga ky takim doli skuadrave vendase, në një sfidë ku nuk munguan përmbysjet e rezultateve nga të dyja skuadrave.

Përmeti kaloi në një avantazh të dyfishtë në minutat 7-të dhe 16-të me Bidika dhe Hoxhës, reagimi i Butrintit ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Lalën në të 23-tën dhe Dhramin në minutën e 33-të duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në nisjen e pjesës së dytë Butrinti kalon sërish në avantazh me Lalën që në minutat e para, por që nuk arritën dot ta administronin rezultatin.

Përmeti shënoi dhe dy gola të tjerë me Merkon, që vulosi shifrat në 4-3.

Pas kësaj ndeshjeje Butrinti mban vendin e katërt me 39-pikë, ndërsa Përmeti pozicionohet në vendin e gjashtë me 26-pikë.

Ndeshja e rradhës për Butrintit do të jetë në Sarandë kundër Gramozit./Sarandanews.com/

KLSIFIKIMI.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm