Mblidhet Këshilli Bashkiak Sarandë: Ja pikat në rendin e ditës

Në orën 12.00 të së enjtes në sallën e mbledhjeve të Bashkisë, kati i parë, do të zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit të Bashkisë duke patur si rend dite një sërë çështjesh të rëndësishme si:

1.Informacion nga Bashkia mbi proçesin e zbatimit të VKM 329 datë 22.05.2019 .

2.Informacion nga Bashkia për çështjen e pronave mes qytetarëve dhe Avni Delvina .

3.Informacion në lidhje me problemin e truallit për objektet e legalizuara sipas listës emërore të përcjellë nga ASHK në Bashki.

4.Informacion nga Ndërmarrja e Shërbimeve në lidhje me ndriçimin, pastrimin, dezinfektimin në territorin e Bashkisë Sarandë gjatë sezonit turistik .

5.Informacion nga Bashkia mbi zbatimin e Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr.7 datë 27.02.2020 “Mbi rishikimin e PPV-së .

6.Informacion për gjendjen aktuale të depos së ujit në Lugun e Dardhës .

7.Raport nga Bashkia në lidhje me transparencën ndaj publikut.

1.P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë , Qershor 2020”

2.P/Vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1 – 30 Qershor 2020 me fondin 6% të bllokskemës së ndihmës ekonomike”

3.P/Vendim “Mbi miratimin e rregullores për shqyrtimin e dhe miratimin e peticioneve dhe iniciativave qytetare ”

4.P/Vendim “Për miratimin e komisioneve të përhershëm të Këshillit Bashkiak dhe përbërjen e tyre”

5.P/vendim “Për disa ndryshime në paketën fiskale të vitit 2020 për krijimin e lehtësirave fiskale për bizneset në reflektim të situatës COVID-19 ”

6.P/Vendim “Saktësim emri, atësie, mbiemri, sipas vendimeve të Këshillit Bashkiak”.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak e datës 30 korrik zhvillohet pas mbledhjeve nëpër komisione si:

-Komisioni i Rregullores , e ka zhvilluar mbledhjen në datë 27 Korrik, ora 12:30

-Komisioni i ekonomisë , financës dhe privatizimeve , në datë 28 Korrik, ora 13:00.

-Komisioni i çështjeve juridike , rendit dhe sigurisë publike, në datë 29 Korrik , ora 10:00

-Komisioni i zhvillimit urban , planifikimit të territorit dhe infrastrukturës , e ka zhvilluar mbledhjen në datën 29 Korrik ,ora 12:00