Mbytet një 40 vjeçar në Borsh, ndërron jetë gjatë transportimit drejt spitalit të Sarandës

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në plazhin e Borshit.

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është mbytur në det.

Shtetasi me inicialet E. G ndërroi jetë gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit të Sarandës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Sarandanews.com/