Ndahet nga jeta pedagogu i njohur gjirokastrit Vasil Ristani

Eshte ndare nga jeta pedagogu i njohur gjirokastrit Vasil Ristani.
Ndarje e parakohshme, dhimbje e Madhe per familjen dhe shoqerine gjirokastrite.

Vasil Ristani i perkiste brezit te intelektualeve te shkolluar , te ditur dhe te perkushtuar per shkollen dhe arsimin, pergatitjen e brezit te ri me formim qytetar dhe professional.

Ai do te kujtohet nga koleget dhe nxenesit e tij mesimdhenes dhe metodist profesionist. Korrekt dhe paqesor ne marredhenie me ta, edukator i urte dhe i mencur.

Vasil Ristani perfundoi studimet ne Universitetin e Tiranes,ne degen gjuhe- letërsi franceze dhe e ushtroi mesimdhenien ne shkollat e mesme te Gjirokastres.

Pas viteve 90 kreu specializime jashte vendit dhe ishte bashkethemelues i Frankofonisë ne qytetin e Gjirokastres, hartues dhe organizator projektesh per edukimin e nxenesve me dashurine per gjuhen frenge.

Me ndarjen e tij nga jeta familja humbi njeriun e shtrenjte dhe Gjirokastra pedagogun dhe intelektualin qe punoi pa u lodhur per edukimin dhe formimin e brezit te ri.