Policia e Gjirokastrës zbulon parcelën me kanabis, arrestohet 51-vjeçari nga Delvina

Policia e Gjirokastrea njofton per arrestimin e një personi, i cili kishte kultivuar bime narkotike kanabis sativa.

Njoftimi

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, vunë në pranga shtetasin Gj. P., 51 vjeç, banues në Delvinë, pasi në vendin e quajtur “Kreshpa”, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike.

Kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.